“Kush beson në drejtësi të pavarur, ose është i shitur ose debil“

Analisti Andi Bushati, ka folur mbëmjen e kësaj të enjte mbi masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ të caktuar ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, dhe sistemin e drejtësisë në vend.

I ftuar në Syri Tv, Bushati u shpreh se kush beson në drejtësi të pavarur në Shqipëri, osë është i shitur ose debil.

Bushati: Është e njëjta strategji politiko-juridike për ta izoluar sa më shumë që të jetë e mundur Sali Berishën.

Në këto kushte ose duhet të jesh i shitur ose duhet të jesh debil, që t’i biesh akoma fyellit të drejtësisë së pavarur.

Një nga virtytet apo aftesitë e regjimeve është gjithmonë se janë të paparashikueshme ne nivelin e imagjinatës të së keqes, pra atë që nuk e rrok dot një mendje normale, e bëjnë me shumë lehtësi diktatorët.

Në këtë kuptim, ne nuk mund të themi se cilat janë hapat e mëtejshëm, ama një gjë e dimë me siguri, se gjithkush është i rrezikuar, gjithkush mund të përfundojë si Irfani, Begeti, Beleri, si Berisha, njerëz të fajshëm apo të fajshëm, të cilëve drejtësia e këtij vendi nuk ka mundur t’ju bëjë drejtësi.

SHKARKO APP