Kush do jetë kryetar i Himarës? Denoncimi nga Omonia: Tavo-Klosi po bëjnë pazar
Bashkia e Himarës nuk ka më as kryetarin në detyrë, pasi Jorgo Goro është në burg, si Fredi Beleri. Sekretari i Omonias, Marin Suli ka hedhur akuza në drejtim të prefektit të sapo emëruar të Vlorës, Vangjel Tavo.
Suli është shprehur se ai dhe drejtuesi politik i socialistëve Blendi Klosi po bëjnë pazare se kush do të zërë vendin e Jorgo Goros, ish-kryetarit të Bashkisë të arrestuar. Përballë gazetares Bruna Çifligu, ai u shpreh se për këtë do të ketë shumë shpejt prova që e vërtetojnë një fakt të tillë.
“SPAK është vënë në krye të agjendës politike të Ramës, që të mos i krijojë asnjë siklet politik. Tavo nuk është nga Vlora, nuk ka lidhje me minoritarët e qarkut të Vlorës, është një mish i huaj në qarkun tonë, nuk do të pranohet kurrë. Prisni se do ketë zhvillime, a mund të bëjë një mbledhje bashkie një prefekt? Po bëhet mbledhja e asamblesë së PS në Himarë dhe në tavolinë e kryeson Tavo dhe Klosi dhe janë duke bërë Pazar, do shkosh ti apo do shkoj unë në vend të Jorgo Goros. Shumë shpejt do kem dhe prova fotografie”, tha ai.