Kush do të jetë drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Publik?

 

Tashmë Radiotelevizioni Publik,pas dy vjet e kusur kur ka mbaruar mandati i drejtorit,do të ketë drejtuesin e saj të ligjshëm e të zgjedhur nga votat e 11 anëtarëve të Keshillit Drejtues të këtij Institucioni mediatik publik.Në të vertetë këtë media publike që mbahet me taksat e taksapaguesve shqiptarë e kanë rrënuar politika së pari,porse edhe konkurentët privatë,të cilët e shqyen  në çdo cep të tij duke e nxjerrë jashtë konkurence.E përlanë,e denigruan duke zgjedhur apo emëruar njërëz pa identitet apo lidhje me median,e shfrytëzuan duke përdorur kullat e saj pa qera,e vodhën,dhe pasi e nxorën jashtë loje tashmë përsëri po përpiqen të kandidojnë njërëz,edhe këto ditë,pa lidhje dhe pa personalitet mediatik apo publik.Nga moria e 20 emrave që janë bërë të ditur,ndonëse nuk dihet nëse ka tjetër kandidat të pa deklaruar,mund të themi se tre prej tyre mund të jenë kandidatë potencialë,ndonëse siç po përflitet nuk do të jenë në listën finale. Dhe është tragjike se si po mundohen përsëri ta shkatërrojnë tashmë për llogari të një partie tjetër politike në pushtet,duke synuar një emër të paracaktuar, pavarësisht se mbetet e vështirë me këtë formulë të zgjidhet.Janë 11 anëtarë të Keshillit drejtues të TVSH,nga të cilët 5 janë të mazhorancës dhe 5 të opozitës, kurse kryetari është zgjedhur nga parlamenti.Dhe ai është Kristaq Traja,ish-anëtar i Gjykatës së Strasburgut dhe një personalitet i madh në fushën e drejtësisë. Zoti Traja mbetet një garanci ligji dhe prestigji se nuk do të lejojë kulisa apo praktika partiake si të këtyre 24 viteve në këtë media publike.Eshtë garanci,porse janë edhe 10 vota të tjera,të cilët votojnë në mënyrë të fshehtë,por që kanë prapavijë partiake.Ashtu janë zgjedhur dhe shumica prej tyre do votojnë me urdhër partiak e jo sipas logjikës profesionale dhe menaxhuese për këtë institucion gjigand të medias shqiptare.

Zoti Traja pikësëpari ka nevojë të seleksionojë pa hyrë në garë cilin (cilën) nuk e lejon ligji.Është një ligj pothuaj absurd,porse është ligj.Në të vertetë Kryeministri Rama  kur ishte në opozitë ishte për ta ndryshuar ligjin,kurse tani po i pëlqen me disa nene masakruese e përjashtuese të shumë figurave medatike e publike.

Pavarësisht të metave ligjore tani ndodhemi para fazës finale të përzgjedhjes së pari kush ka shkelur nene të ligjit,e ku duhet përjashtuar,dhe më pas përballja para publikut e keshillit drejtues me 20 qershor në hotel Sheraton,siç është lajmëruar.

Gjasat duken jo të mira në përzgjedhje,ku politika do rrijë në selitë e tyre politike,porse me sms do ti drejtojë anëtarët e tyre të zgjedhur se si të votojnë.

Në të vertetë ligji ka nevojë për rikthim e ndryshime në parlament.Kjo do të ishte më e mira.Më mirë vonë se vonë,pasi bëhej një ligj më përfekt në shtator e ku kandidojnë plot emra VIP nga bota e medias apo e menaxhimit të saj.Ky ligj është përjashtues se do politika të seleksionojë sipas preferencave partiake.

Por jemi para faktit të kryer,finalistët janë rregjistruar. 

 

LISTA E KANDIDATËVE

1. Artur Zheji

2. Elvira Dones

3. Petrit Malaj

4. Zana Çela

5. Mirela Oktrova

6. Thoma Gëllçi

7. Ilir Yzeiri

8. Elton Metaj

9. Tomi Nakuçi

10. Sokol Terihati

11. Skendi Drenova

12. Artan Mullai

13. Anila Varfi

14. Artur Bejzade

15. Ilir Sinanaj

16. Kleard Duraj

17. Laureta Roshi

18. Juliana Sinanaj

19. Miranda Lili

20. Manuela Kotini

 

SHKARKO APP