Kush do të jetë Presidenti i ri? Nazarko: Rama do zgjedhë dikë që nuk bën zhurmë

Tani që Partia Socialiste është afër prezantimit të emrit që do të jetë Presidenti i ri, pyetja e vetme është se kush do të jetë. Analisti Shpëtim Nazarko, thotë se kryeministri Edi Rama do të zgjedhë dikë që nuk bën zhurmë.

”Se çka në kokë Rama nuk është mirë mos ta dimë, se ka gjithë pushtetet dhe nuk ke nevojë. Po të justifikojmë se do respektojë në tre raunde opozitën formalisht, por të mbash në xhep emrin e Presidentit është lodër.

Ne kemi sistem të improvizuar që nga koha e enverizmit. Do të vinte gjynah që Rama duke qenë intelektual, tani që ka gjithë pushtetet, prisja se do të hapte gjithë shoqërinë. Do zgjedh dikë që nuk ka funksion, nuk bën zhurmë dhe që nuk ka kapacitet për të bërë zhurmë. Që nuk është intelektual i madh që të dalë nga gardhi.

PS po shndërrohet në parti kontrolluese, është një parti tipike enveriste dhe më pak e organizuar nga ajo dikur, me ikjen e Ramës nga PS, do ngelë shumë më pak nga sa është. Rama tani që është në fund të periudhës së tij, duhet t’i linte trashëgimi të tjera Shqipërisë”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP