Kush e ”kap” BE? E vërteta e lajmit Serbi-Shqipëri, dalin kundër…
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në kuadër të turneut për të shpalosur strategjinë e zgjerimit për 6 vendet e Ballkanit, ka pohuar se shtetet që janë kandidatë, mund të bashkohen me bllokun e Brukselit deri në vitin 2025.
Pretendimi i tij ka ardhur pasi shefat e BE-së po planifikojnë të mirëpresin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Herzegovinën, Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë, brenda shtatë viteve të ardhshme.
Serbia dhe Mali i Zi janë parë gjerësisht si kryesues për t’u bashkuar me BE-në. Të dy vendet po negociojnë tashmë kapitujt që duhet të adresojnë përpara se të bashkohen me bllokun. Pritet që Maqedonia dhe Shqipëria të japin përparim për të filluar negociatat e pranimit në BE në qershor.
Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, është hapi i parë i reformave të gjyqësorit që Brukseli pretendon se janë çelësi për hapjen e negociatave, që tashmë sipas tij kanë prodhuar rezultatet e para. “Shtatëmbëdhjetë gjyqtarë dhe prokurorë të lartë refuzuan të vëzhgohen, kështu që ata janë jashtë gjyqësorit”.
Brukseli shpreson se Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria të mirëpriten në BE, pasi kjo do të mund të ndihmojnë në forcimin e kontrolleve mbi migracionin, pasi shumë emigrantë udhëtojnë nëpër Ballkan përpara se të arrijnë në Europë.
Blloku gjithashtu sheh futjen e shteteve të reja anëtare si një metodë efektive për të luftuar ndikimin e Vladimir Putinit në Ballkan dhe në Europën Lindore.
Megjithatë, planet për zgjerimin më të madh të BE-së në dy dekada mund të ulet nga shtetet anëtare, pasi ajo do të shënonte një rritje të konsiderueshme të popullsisë pa rritur nivelin e GDP-së.
Masat për të lejuar më shumë vende të hyjnë në BE, ka të ngjarë të provojë shumë ndarje brenda bllokut të Brukselit, me disa vende, përfshirë Gjermaninë e cila e sheh zgjerimin si ngurrues, dhe Hungaria që e sheh si proces të përshpejtuar.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

