Kush e liroi Berishën? Këlliçi: Qeveria u frikësua, të mbajnë përgjegjësi për 333 ditët në arrest

Belind Këlliçi thotë se për Sali Berishën dikush duhet të përgjigjet për 333 ditët që qëndroi në atë masë sigurie pa fakte dhe pa prova. Sipas tij, kreu i demokratëve u lirua vetëm sepse drejtësia sipas tij e komanduar, e kuptoi se çështja do të shkonte në Strasburg.

”Për këtë arsye, ata vendosën që ta lironin përpara se ta lironte Strasburgu. Për të ngritur një amulli sikur gjykatat janë të pavaruara nga Edi Rama. Dihet botërisht që edhe sot nuk ka një akuzë ndaj Berishës”.

Po ashtu Këlliçi hodhi akuza ndaj sistemit të drejtësisë që, sipas tij, funksionon me standarde të dyfishta dhe se është i kapur nga qeveria por edhe bandat kriminale. Janë këto gjykata, shton ai, që mbajtën peng edhe vulën

e PD-së.

”Çyrbjen e futën për të zhbërë zhurmën e Metës. Ku e kanë llogari atë. Thelbi është që të gjithë janë isha, pasi i largon Rama, i jep leje SPAK-ut që të merret me këta. Asnjë nga këta nuk janë kapur në detyrën. Për sa kohë SPAK nuk shkon te Edi Rama e Veliaj këtu nuk ka SPAK”.

SHKARKO APP