Kush e siguroi kokainën? Marsida Qatja i bën lëmsh të gjithë: E kishte në dorë njëri nga …
Një tjetër version është dhënë nga Marsida Qatja lidhur me konsumimin e kokainës në shtëpinë e saj, mbrëmjen e 11 tetorit, kur pati një breshëri plumbash mes Dritan Haxhollit dhe Bledar Toçit, ku i pari mbeti i vrarë dhe i dyti i plagos.
Në dosjen e Prokurorisë, që u publikua nga mediat, rezultonte se në darkën e shtruar në shtëpinë e Qatjas ishte konsumuar kokainë, ndërsa edhe vetë Marsida në një nga dëshmitë e saj, ka pranuar se ishte përdoruese e lëndës narkotike. Por Marsida Qatja ka pohuar të kundërtën mbrëmjen e sotme në “Open”, teksa ka thënë se i është bërë testi dhe ka dalë jo përdoruese e kokainës, por ka befasuar edhe me faktin se kush e kishte siguruar lëndën narkotike.
Ndryshe nga sa ka rezultuar deri më tani, që kokainën e ka çuar në shtëpinë e saj polici Bledar Toçi, të cilin dyshohet se e ka marrë nga i vëllai, Blenardi, që është arrestuar për lëndë narkoitke, Marsida Qatja ka thënë një tjetër “të vërtetë”. Sipas saj, lëndën narkotike e kishte në dorë njëri nga miqtë e saj, që ndodheshin në banesë, para se Bledari të takohej me vëllanë e tij.
“Për lëndën narkotike nuk mund të jap informacion se kush e konsumonte. Di të them që na është bërë një test dhe unë kam dal jo konsumuese e drogës. Lëndët narkotike nuk kanë ardhur tek unë, i janë gjetur personit vetë. Më pyetën dhe në polici për pjesën e Bledarit: Jo ka qenë një njeri shumë serioz, se kam parë kurrë të lidhur me drogës. Benardin se njoh, nuk e kuptoj si është futur. Nuk ka qenë kurrë pjesë e shoqërisë sonë. Absolutisht që nuk e solli kokainën ai. Kokainën e ka pas në duar një nga personat, para se Bledari të takohej me vëllanë”, u shpreh Qatja. /BW