Kush e vrau 22-vjeçaren keniane? Nga dëshmia e shoferit të kazinosë, te personi misterioz që kapi kamera
Vdekja e 22-vjeçares keniane në Tiranë mbetet ende mister. Rrethanat në të cilat Joy Ayoko humbi jetën ngrejnë shumë pikëpyetje dhe dyshime.
22-vjeçarja u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë vitin e kaluar.
Që atëherë keniania ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik. Ajo ndodhej në banesë me 5 persona, katër prej të cilëve ishin shqiptarë.
Mes 22-vjeçares dhe personave ka ndodhur një sherr dhe më pas ata e kanë dhunuar barbarisht dhe e kanë hedhur nga ballkoni i katit të dytë.
Gazetari Igli Çelmeta zbardh detaje të reja në lidhje me vdekjen mistrioze të 22-vjeccares dhe shoqërimin e 6 personave, të cilët u morën më pyetje lidhur me ngjarjen e kenianes.
Burime nga grupi hetimor thanë se 6 të shoqëruarit, mes tyre dhe Rodi Barçi, shoferi i kazinos dhe vëllai i tij, pasi janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen janë lënë të lirë. Këtyre personave iu janë sekuestruar edhe telefonat celularë.
Përveç vëllait të Rodi Barçit të shoqëruarit e tjerë janë miqtë dhe shokët e ngushtë të shoferit të kazinos.
Sa i përket dëshmisë së Barçit ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim, me dëshminë e parë, ku ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje dhe se kishin pasur një marrëdhënie intime, por që i kishin dhënë fund pak para ngjarjes.
Të njëjtat burime thonë se drejt Kenias janë dërguar letër porosi lidhur për autopsinë e kenianes dhe pritet që dhe Interpol të përshpejtojë procedurat për bashkëpunim lidhur me ngjarjen. Ndonëse telefonat janë sekuestruar grupi hetimor ka hasur vështirësi në telefonin e kenianes për shkak se ajo përdorte numër kenian dhe gjithashtu telefoni i saj ka qenë i dëmtuar, sa i përket komunikimeve edhe ato janë në gjuhë keniane dhe disa edhe anglisht kështu që pritet edhe të përkthehen.
Ndërkohe një ndër pikëpyetjet e mëdha është edhe deklarata e mikeshave të Joy-t. Burimet thanë se në deklarimet e para që u janë marrë Emilit dhe Joy Brenda dhe janë ripyetur disa herë. Ndonëse hetimet vijojnë pritet që zbërthimi i telefonave celularë të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Teksa natën e ngjarjes nga pamjet filmike është parë një person, i cili është afruar pranë hostelit ku jetonte 22-vjeçarja Joy Ayoko. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është drejt zbardhjes.
KOHA JONË SONDAZH

