Kush e vrau Artan Santon, zoti Minister, derisa ju keni emra të dyshuar?

 

Saimir Tahiri hedh dyshime te forta se mos ngjarja e Tom Doshit ishte sajuar per te mbuluar vrasjen e Santos, ku i dyshuari kryesor eshte Bami nga Fushe Kruja.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë një ndër personat e parë që u vunë në dijeni nga Tom Doshi për një plan që ai pretendonte se ishte thurur për ta eliminuar. Si i tillë, Tahiri ishte ndër personat e marrë në pyetje për këtë çështje. Edhe ai ka thënë se ngjarja ishte e sajuar. Por ndryshe nga të gjithë politikanët dhe drejtuesit e shtetit të përfshirë në këtë histori nga Tom Doshi, Tahiri ka dhënë edhe një version mbi arsyet e sajimit të saj. “Unë i thashë dyshimet e mia se mund të ishte jnë gjë e sajuar dhe se po shërbehej për të shmangur një ngjarje tjetër kriminale lidhur me ato që përmenda më lart për santon dhe Frrokun. I thashë Llallës se për këto dyshime i kisha thënë edhe Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit”, është shprehur Tahiri sipas dëshmisë së zbardhur nga portali Syri.net. Ministri i Brendshëm zbulon gjithashtu se Durim Bami, i cili sipas Tom Doshit ishte paguar për ta eliminuar, rezulton nga policia si i dyshuari kryesor për vrasjen e bankierit Artan Santo. Përpara se ta takonte Tahiri kishte mbledhur të dhëna nga drejtuesit kryesorë të policisë për Durim Bamin. “Kisha të thëna se mund të ishte i përfshirë në vrasjen e Santos dhe për një seri ngjarjes kriminale. U kam thënë zyrtarëve të policisë që ky mund të ishte teatër, por duhet të mernrnim masa pasi personi i përfshirë dhe  i përmendur mund të kishte probleme, pasi siç m’u tregua, dukej e madhe”. Tahiri tregon gjithashtu se si është takuar me Durim Bamin, një të dyshuar si vrasës me pagesë, të cilit, thuajse gjatë gjithë dëshmisë së tij para Prokurorëve të Krimeve të Rënda i referohet me emrin Duri. Po ashtu, në dëshmi ai i referohet edhe kryeprokurorit Adriatik Llalla gjatë gjithë dëshmisë, me emrin Tiku.

Ministri i Tahiri ka hedhur gjithashtu dyshime se ky inskenim kishte të bënte edhe gjyqin ndaj Arben Frrokut, vëllait të deputetit Mark Frroku, që po gjykohej për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Këto dyshime ai thotë se ia ka bërë të ditur fillimisht kryeministrit Rama. “Pasi kam mbaruar me takimin te shtëpia e Tomës, i kam thënë Kryeministrit në telefon që kjo histori e treguar nga Toma më dukej përrallë dhe se ne nuk do ta neglizhonim dhe po kryenim të gjitha veprimet e nevojshme. Në darkë, pasi kisha marrë edhe informacion të zgjeruar nga zyrtarët e policisë, kam folur me Kryeministrin në telefon dhe i kam thënë që sipas meje kjo histori është e gjitha e pavërtetë. Kjo ishte përshtypja ime pasi nuk kisha fakte dhe prova. Unë i thashë gjithashtu që kjo bëhej ose se Toma do të jetë në qendër të vëmendjes së Kryeministrit ose për të mbuluar një ngjarje tjetër kriminale që sipas meje ishte diçka që kishte të bënte me Santo ose me vëllain e deputetit Mark Frroku. Kjo sepse ne kishim probleme me dëshmitarin e drejtësisë për çështjen e vëllait të Vrrokut, për çështjen e vrasjes së Dritan Lamajt”.

Atehere kush e ka vrare Artan Santon?! Ministri i Brendshem paska dyshime per emra konkrete, por Adriatik Llalla a ka te njejtin dyshim? A eshte hetuar se Artan Santo  ishte ne tratativa per t'ia shitur 50 perqind te aksioneve dikujt ne politike? 

Zinxhiri duket se po zgjidhet pasi ka informacione se Prokuroria e Pergjithshme po pergatit arrestimin e nje deputeti per vrasjen e Santos.

 

SHKARKO APP