Kush e vr*u Pëllumbin? Psikologia tregon se çfarë fshihet pas buzëqeshjes së 19-vjeçares në sallën e gjyqit

Vrasja e Pëllumb Metës nga tre fëmijët e tij Hysen, Hygerta dhe Amarlildo, është analizuar edhe nga psikologia Valentina Telhaj. Një ngjarje e cila ka tronditur shoqërinë, por më kryesorja janë shkaqet që çuan fëmijët në këtë akt ekstrem. Ajo ka zbuluar se çfarë fshihet pas buzëqeshjes së 19-vjeçares Hygerta Meta në sallën e gjyqit, e cila deklaroi sërish se është ajo që e ka vrarë babain. Sipas psikologes e qeshura është një mekanizëm mbrojtës, me të cilin 19-vjeçarja mund ta përdorë si kamuflim për të bindur të tjerët se është ajo autorja. Megjithatë sipas psikologes të tre të rinjve ju duhet bërë një test psikologjik.

Brikena Prifti: Një detaj që sot u vu re Hygerta edhe ka qeshur në një moment, si e ke parë Valentina?

Valentina Telhaj: E qeshura është një mekanizëm mbrojtës. Pas kësaj të qeshure në mënyrë hipotetike, mund të ngremë hipoteza të tipit që mund të jetë një ndjenjë faji, një ndjenjë turpi, një kamuflim për ta bërë sa më kredibile këtë që po them. Mund të jetë ndoshta një element shumë i rëndësishëm të një nga çrregullimet e personalitetit.

Brikena Prifti: Ata kanë thënë se janë penduar por se kthejmë dot pas?

Valentina Telhaj: Të treve ju duhet bërë një vlerësim i thelluar psikologjik. Në asnjë moment nuk mendoj se të rritur në një dhunë sistematike këta fëmijë të jenë të shëndetshëm. Për këtë duhet bërë vlerësim i thelluar psikologjik, për të kuptuar më shumë në detaje.

SHKARKO APP