Kush është i riu nga Dibra që i dha fund jetës pasi u kthye nga Anglia?

Pasditen e djeshme, ditë e premte, një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Dibrës dhe la shije shumë të hidhur te të gjithë ata që e dëgjuan.

Një djalë i ri i dha fund jetës në rrethana misterioze.

Viktimë ka mbetur 29-vjeçari Tini Dani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është vetëvarur në banesën e tij në fshatin Vlashe të njësisë administrative Shupenzë.

Swiss Digital Mobile Reklama

29-vjeçari u gjet pa shenja jete dhe i varur nga familjarët.

Paraprakisht mësohet se i riu nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Britania e Madhe, ku kishte shkuar në mënyrë ilegale.

Prej kohës kur kishte ardhur në banesë, ai ishte mbyllur në vetvete.

Gjithashtu dyshohet se Tini Dani vuante nga depresioni i rëndë.

Megjithatë, deri më tani ende nuk ka një version zyrtar të mjekëve apo nga ana e policisë, në lidhje me motivet e vetëvarjes së të riut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?