Kush është i riu që humbi jetën në aksidentin në Gramsh
Policia ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Gramsh.
Një minibus doli nga rruga rreth orës 14:15, duke rënë më pas në një përrua. Nga aksidenti humbi jetën Ledian Lami rreth 30 vjeç banues në fshatin Terrovë të Skraparit, teksa mbetën të plagosur dhe 9 persona të tjerë.
Policia sqaron se të plagosurit janë transportuar për në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendgjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.