Kush është kreu i ri i Doganave?! Karriera nga dogana e Durrësit tek Antikontrabanda e Hetimi doganor

Gjon Bardhi pritet të zyrtarizohet si drejtor i Doganave shqiptare, duke pasur në detyrë Arlind Gjokutajn.

Bardhi vjen në krye të sistemit doganor pas një eksperience të gjatë. Në vitet 2017-2019 ai ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Departamentit  Operativ Hetimor. Më herët, ai ka qenë kryetar i Bashkisë së Fushë-Krujës (2011- 2015) dhe nënkryetar i saj.

Karriera e tij në sistemin doganor ka nisur në vitin 1997 ku ka mbajtur detyra të ndryshme si punonjës në degën doganore Durrës e si  përgjegjës sektori në doganën Shkozet. Detyrën e ka vijuar deri në vitin 2005 kur ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Antikontrabandës.

SHKARKO APP