Kush është Mehmet Gresa, sapo kishte dalë nga burgu në Angli për drogë, përveshi mënget për fushatë në Shqipëri

Mehmet Gresa, ishte “molla e sherrit” të përplasjes me armë zjarri në Elbasan pak ditë më parë, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani. 37-vjeçari, sipas Policisë së Shtetit, u ndalua nga mbështetës të Partisë Demokratike pasi dyshohej se po shpërndante para në këmbim të votës. Grupi me rreth 10 persona, ndaluan Gresën deri në momentin që erdhi Policia dhe në lagjen Lef Nosi nisi edhe përplasja me armë zjarri.

Po kush është 37-vjeçari? I riu nga Elbasani është prangosur edhe në vitin 2017 pasi është kapur me kokainë, “mall” që nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën e 5 milion £. Gresa u prangos dhe u dënua me 6 vite burg për posedim të drogës së Klasës A.

Sipas mediave britanike, kontrolle u ushtruan edhe në shtëpinë e tij, ku edhe gjetën 2 çanta të tjera me nga 51 kilogramë kokainë dhe një makinë për numërimin e parave. Përveç tyre, në banesë shqiptari kishte edhe 80,632 paund cash.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gresa kishte për qëllim të përmbyste rrugët e Londrës dhe Britanisë së Madhe me një sasi të madhe kokainë. Ky ishte konfiskim i rëndësishëm,”-tha Jonathan Payne nga Skuadra e Krimit në Londër. Përveç burgut, 37-vjeçari u dënua edhe me një gjobë prej më shumë se 80,000.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dje, Gresa doli me zë dhe figurë, për të dhënë versionin e tij lidhur me ngjarjen e Elbasanit.

Top Channel/ “Paplekaj më nxori pistoletën”/ Rrëfimi i Mehmet Grecës: Më kontrolluan me dhunë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?