Kush është menaxheri i lokalit të njohur në Korçë i dyshuar për COVID-19, erdhi nga jashtë
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me të dyshuarit për koronavirus në qytetin e Korçës. I riu, 33 vjeç, mësohet se kanë qënë i shtruar prej disa ditësh në spital pasi kishte disa ditë që kishte shfaqur simptomat e para.
Dyshohet se i riu ishte rikthyer në Shqipëri para një jave nga një prej vendeve të prekura me koronavirus dhe se menaxhon një lokal të njohur në qytet.
Mësohet, edhe për shkak të punës së tij, 33-vjeçari ka kontakte me shumë persona gjë që rrit rrezikun e përhapjes së pandemisë edhe në Korçë.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ndërkohë bashkë më të në Tiranë mbëmjen e djeshme janë sjellë edhe dy persona të tjetër; bëhet fjalë për një grua dhe një të moshuar.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 76. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00. /dosja.al/