Kush është presidenti i ri i Kroacisë, ish-këshilltari i Ramës dhe akuzat për korrupsion kur ishte në pushtet

Kroacia ka zgjedhur në raundin e dytë të zgjedhjeve Zoran Milanoviç si presidentin e ri të vendit.

Duke mposhtur presidenten e deritanishme nga partia konservatore Bashkimi Demokratik Kroat, me 52.7 për qind të votave në krahasim me Kolinda Grabar-Kitaroviç e cila mori 47.3 për qind të votave, Zoran Milanoviç kryesoi ndaj 11 kandidatëve të tjerë që në raundin e parë të zgjedhjeve.

Kush është Milanoviç?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka shërbyer si këshilltar në misionin kroat në Bashkimin Evropian dhe NATO në Bruksel nga 1996 në 1999.

Swiss Digital Mobile Reklama

Milanoviç ka qenë kryeministër i vendit gjatë viteve 2011-2016, kur drejtonte Partinë Socialdemokrate (SDP), një parti e qendrës së majtë.

Pasi humbi zgjedhjet u tërhoq dhe punoi si këshilltar politik. Ai ka qenë edhe këshilltar për integrimin i kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një konference me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, Rama e konfirmoi këtë fakt duke thënë se Milanoviç ishte një prej këshilltarëve të tij më të mirë.

“Kroacia është e jashtëzakonshme, është një shembull fantastik i mënyrës se si ta ndjekim këtë ambicie. Zoran është një mik i madh, i kam kërkuar këshillim dhe do ti kërkoj sa herë ta takoj, më duhet t’i them se ai është kaq i mirë me mua se asnjëherë nuk është i vonë kur jep këshillat e tij”, u përgjigj Rama në atë kohë.

Në fillim të 2014-ës kur ishte kryeministër, partia e tij në pushtet ka qenë e përfshirë në akuzat e korrupsionit. Në maj të këtij viti, ai shkarkoi i ministrin e financave, Slavko Linic dhe punonjës të tatimeve pas akuzave për një marrëveshje korruptive.

Milanoviç njihet edhe si përkrahës i të drejtave të komunitetit LGBT./ Politiko.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?