Kush është pronari i lokalit në Bllok, u dëmtua nga objekte të forta

Në atentatin e ndodhur rreth orës 21:50 të mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë shtetasi Rigers Gaxha dhe u plagosën 2 persona të tjerë, Ervis Martinaj dhe Leart Hasa, i plagosur lehtë ka mbetur edhe Redi Popesku. Popesku është pronari i lokalit në zonën e ish-Bllokut, në ambientet e të cilit ndodhi edhe ngjarja e rëndë.

Gjatë momentit të atentatit, viktima dhe dy të plagosurit kanë qenë së bashku në një tavolinë, ndërsa Popesku ka qenë në ambientet e biznesit të tij, por pa pasur lidhje me ngjarjen.redi-popesku-Panorama1

Zyrtarisht, sipas burimeve të Policisë, Popesku thuhet se nuk është i plagosur, por nga dëshmi të marra në vendngjarje, ai mësohet se ka marrë një dëmtim të lehtë, më tepër në formën e një gërvishtjeje, që mund të jetë shkaktuar nga sende të forta.

Swiss Digital Desktop Reklama

redi-popesku-Panorama

Swiss Digital Mobile Reklama

redi-popesku-Panorama2

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?