Kush është qyteti shqiptar ku do vendosen 100 kamera sigurie

Ambasada amerikane në Kosovë përmes ICITAP-it do të investojë me 100 kamera të sigurisë për qytetin e Gjilanit në vlerë prej 88 mijë dollarësh.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në mbledhjen e bordit të drejtorëve të mbajtur të hënën.

“E falënderoj ICITAP dhe Ambasada Amerikane për mbështetjen në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Gjilanin. Kamerat do të vendosen në qytet, nëpër institucionet publike, në shkolla dhe në tri hyrje-daljet e qytetit dhe me këtë do të krijohet një siguri dukshëm më e madhe për qytetarët”, ka thënë Haziri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka bërë të ditur se projekti do të fillojë brenda pak ditësh, ndërkaq do të përfundojë brenda këtij vitit, përderisa Komuna e garanton mirëmbajtjen e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme u konfirmua se të gjitha rrugët gjithandej territorit të komunës janë të hapura dhe kalueshme, pas reshjeve të fundit të borës, njofton Insajderi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?