Kush është reperi shqiptar që sulmoi këngëtaren britanike në Eurovizion (FOTO LAJM)
Një incident ka ndodhur në mbrëmë gjatë finales të Eurovizionit në Lisbonë.
Gjatë perfomancës së këngëtares Surie nga Britania, një reper shqiptar i mori dhunshëm mikrofonin nga dora këngëtares 29-vjeçare të shtunën në mbrëmje dhe bërtiti “Nazistët e medias në Mbretërinë e Bashkuar, kërkojmë liri”.
Në bluzën e tij shkruhej “Punët e mafias shtetërore britanike: Media britanike”, ndërsa poshtë “Porositeni në Amazon”.
Me sa duket fansi është një reper që aspiron shumë dhe çuditërisht me origjinë shqiptare.
Ai quhet Kostandin dhe njihet me emrin e artit si Dr. A.C.




KOHA JONË SONDAZH

