Kush është shqiptari që u hodh nga kati i pestë i hotelit në Athinë (Emri)
Aktualitet E Premte, 23 Korrik 2021 01:19
Disa minuta pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Athinë, ku një shtetas shqiptar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një hoteli në sheshin “Omonia”, policia greke ka dhënë detajet e para.
Mësohet se në vendngjarje, shtetasit shqiptar iu gjet me vete një fotokopje e pasaportës, duke bërë të mundur kështu identifikimin e tij.
Sipas policisë greke, ai është Emiljano Desaj, një 42-vjeçar nga Skrapari.
KOHA JONË SONDAZH

