Kush është Ylli Manjani? Nga profili juridik tek ai politik

 

 

Po kush është Ylli Manjani. Një politikan me formim juridik. Prej më shumë se 10 vitesh profili i tij është afruar më shumë me atë ligjor sesa me atë politik. I pakompromis në mjaft raste me bindjet e tij edhe kur ato bien ndesh me linjën zyrtare të partisë. Karriera e tij nisi në Kryeministri në vitin 2002 si Sekretar i Përgjithshëm në kohën e qeverisjes së PS të drejtuar nga Fatos Nano, vijon në PS dhe më pas në Lëvizjen Socialiste për Integrim ku mban detyra të rëndësishme në drejtimin e partisë dhe në qeveri si zv/Ministër i Transporteve.

Ylli Manjani ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjthshmën në Këshillin e Ministrave kur kabineti drejtoi nga Fatos Nano, për tu dorëhehequr në verë të 2003.

Ylli Manjani iu bashkua radhëve të PS kur drejtimin e partisë e mori Edi Rama pas vitit 2005.

Ai ka mbajtur një pozicion konform bindjeve të tij politike për çështje të caktuara edhe kur këto binin ndesh me linjën zyrtare të partisë.

Një rast i tillë i ngjashëm ishte në gusht të 2006 kur ai atakoi hapur marrëveshjen mes PD e PS për zgjedhjet e pritshme vendore. Edhe pse ishte një nga emrat që kishte mbështetjen e kryetarit të ri të PS ai nuk hezitoi ta konsideronte të dështuar këtë marrëveshje kur partia e tij po e mbronte si sukses të fortë politik.

Në vitin 2009, ai u kandidau nga radhët e PS për të qenë deputet në Dibër, por nuk arriti të zgjidhet, pasi ishte vetëm emër poshtë vizës që ndante fituesit me humbësit.

Kjo ishte periudha kur Manjani pësoi krisjen e madhe me Partinë Socialiste dhe e braktisi atë për të shkruar tek LSI e drejtua nga Ilir Meta.

Ai u bë një nga zërat e të kësaj partie, i cili përballi në debate të forta televizve në një kohë kur LSI po përballej me kriktat e elektoratit të majtë për koalicionin qeveritar me PD.

Gjatë qeverisjes me PD, Ylli Manjani u emërua zëvendës/Ministër i Transporteve, post që e mban edhe aktualisht, kur sapo është prozuar për të zënë vendin e Ministrit të dorëhequr të Drejtësisë, Nasip Naço.

Gjatë kohëve të fundit, zoti.Manjani ka paralajmëruar hapur disa lëvizje të rëndësishme politike.

Një zëvendësim që nuk vjen o papritur në kushtet kur vetëm disa ditë më parë ai u caktua zëdhënës i LSI për reformën në drejtësi, duke u afruar ndoshta në mënyrë graduale me postin e Ministrit të Drejtësisë.

Një post i cili duket se do ti shërbejë zotit.Manjani për t’i dhënë një kthesë reformës, sikundër vetëm pak ditë më parë ai lëshoi kritika të ashpra ndaj disa ndryshimeve të propozuara për gjyqësorin.

SHKARKO APP