Kush ishte Erigers Mihasi, viktima e ngjarjes në Astir
Erigers Mihasi (në foto), 32 vjeç dhe Armand Dumani 26 vjeç kanë mbetur viktima të një atentati me kallashnikov mbrëmjen e së shtunës në zonën e Astirit.
Të dy persona me precedent penalë ata janë qëlluar me një breshëri plumbash duke mbetur të pajetë brenda makinës. Sikurse mësohet Mihasi ndodhej në drejtimin e mjetit tip “Audi A8” të cilin e kishte blerë disa ditë më parë, ndërsa Dumani pasagjer në vendin e parë. Mihasi ishte krahu i djathtë i Ervis Martinajt pas vrasjes së Santiago Malkos dhe njëkohësisht ishte arrestuar në janar të 2019 për ngjarjen e grabitjes se dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë.
KOHA JONË SONDAZH

