Kush janë 4 kriminelët që urdhëruan pengmarrjen e Jan Prengës, “kokat” e trafikut nga Ekuadori në BE e Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur për “News24” dhe “BalkanWeb” emrat e kriminelëve, që urdhëruan marrjen peng dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga, më 17 janar në Kamëz.

Janë katër persona, që kanë dhënë urdhrin për marrjen peng të Prengës, të cilët sipas gazetares Lala, mendohet se kanë aktivitet kriminal në Ekuador dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Më poshtë, katër emrat e urdhëruesve të krimit makabër:

M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE.

G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe kokaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.

K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.

D.R., nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri.

SHKARKO APP