Kush janë bashkëshortët që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre
Dalin emrat e bashkëshortëve të cilët në orët e vona të së martës, u gjetën të vdekur brenda banesës së tyre në Elbasan.
Viktimat janë Shyqo Xhyra rreth 75 vjeç, ndërsa gruaja Sabrije Lici rreth 70 vjeçe.
Të moshuarit jetonin vetëm në banesën e tyre dy katëshe në fshatin Gjegjan, ndërsa fëmijët i kishin në emigracion.
Paraprakisht mendohet se bashkëshortët kanë humbur jetën prej asfiksisë prej gazit.
Dyshohet se është harruar hapur bombola e gazit, pasi mësohet se gruaja e moshuar vuante nga skleroza.
Nga ana e uniformave blu hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes.
E rëndë në Elbasan, një çift bashkëshortësh gjenden të vdekur në banesë
KOHA JONË SONDAZH

