Kush janë dy shqiptarët që ndërruan jetë në aksidentin e rëndë në Itali?

Dy persona humbën jetën mëngjesin e djeshëm në Treviso të Italisë. Ata ishin dy shqiptarë, të cilët po udhëtonin me një automjet tip “Golf”.

Siç shkruajnë mediat italiane, makina e shqiptarëve humbi drejtimin dhe u përplas me murin e një kantieri ndërtimi.

Viktimat janë identifikuar si Rruzhdi Karreci, 36 vjeç dhe Dorian Myftaraj, 24 vjeç.

Dyshohet se viktimat ishin duke udhëtuar pa rripin e sigurimit. Sipas policisë italiane, nëse dy shqiptarët do të ishin me rripa sigurimi, ata do të kishin shpëtuar.

Karreci është një emër i njohur për policinë italiane, pasi ka qenë i arrestuar më parë për shpërndarje droge.

Të parët në vendin e ngjarjes kanë qenë disa shoferë, të cilët u kanë dhënë edhe ndihmën e parë dy shqiptarëve, ndërsa kanë njoftuar edhe ambulancën e policinë.

Por edhe pse është ndërhyrë shumë shpejt, dy shqiptarët nuk kanë mundur që të mbijetojnë.

 

SHKARKO APP