Kush janë faktet e reja të SPAK-ut? Hitaj: Nuk mendoj se PS ka interes të godasë Metën në këto momente

Gazetari Arbër Hitaj komenton paraqitjen këtë të mërkurë të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në SPAK në lidhjen me çështjen CEZ-DIA. Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se në rastin e Metës, nuk shikon ndonjë indicie që drejtësia po preket nga politika. Mes tjerash ai tha se nëse për këtë çështje do të dalin fakte të reja, dosje të tjera do të hapen.

“Nuk shikoj indicie që shkojnë tek politika. Në rastin e CEZ-DIA ka qenë kjo parti në pushtet që dikur e ka mbrojtur Metën dhe tani ta shesë tek drejtësia. Në rastin konkret nuk shikojë ndonjë indicie që drejtësia po preket nga politika.

Në momentin që u bë dhe çështja e likuidimit të CEZ në vitin 2014 me negociata, atëherë ka pasur një rrjedhje të shumë informacioneve dhe komunikimeve zyrtare që kishin vetë drejtuesit e CEZ.

Në një moment thoshin se s’kemi t’i bëjmë Kastriot Ismailajt dhe në një moment tjetër thonë shyqyr që shpëtuam nga Ismailaj. Kjo çështje është gjykuar, por nëse ka çështje të reja të gjitha çështjet mund të rihapen. Nuk mendoj se mazhoranca ka interes që të godasë Metën në këtë moment”,-tha ai.

SHKARKO APP