Kush janë viktimat e aksidentit të dyfishtë, i dyti humbi jetën duke ndihmuar të parin

Dy persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti të dyfishtë të ndodhur pasditen e kësaj të diele, në autostradën Levan-Tepelenë dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Viktimat janë Durim Lamaj 50 vjeç banor i zonës dhe Fetah Shahaj, 64 vjeç nga Tirana.

Aksidenti ka ndodhur teksa Lamaj ishte duke udhëtuar me motor pranë fshatit Varibop, kur u përplas nga një makinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një autobus me pasagjerë i linjës Gjirokastër-Tiranë, ka ndaluar pas aksidentit për ti ardhur në ndihmë të dëmtuarit, por një makinë tjetër e cila ecte me shpejtësi, në kushtet e errësirës ka përplasur disa nga pasagjerët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për pasojë humbi jetën edhe Fetah Shahaj, si dhe mbetën të plagosur edhe shtatë të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?