“Kush jep lekët, punon”, pronarët e skafeve protestojnë në Dhërmi
Pasditen e kësaj të diele kanë dalë në protestë pronarët mjeteve lundruese në Dhërmi. Prej ditësh ata nuk lejohen më të dalin në det, që pas tragjedisë së Potamit ku humbi jetën vajza 7-vjeçare që u godit nga skafi i efektivit të policisë Arjan Tase.
Pronarët e mjeteve shprehen se policia kufitare po bën selektime duke lejuar lundrimin e disa skafeve. Ata pretendojnë se lundrimi po bllokohet pa arsye. Dokumentet origjinale u janë marrë nga policia kufitare dhe u kanë thënë se do ti verifikojnë.
“Mjetet e një biznesi privat që dhe molin dhe korridorin e ka burim aksidenti në mënyë të paligjshme lejohet të punojë. Ndoshta janë me licenca. Ne i kemi të gjitha të kopsitura, kemi pësuar dhe dëmtim mjetesh dhe nuk mban njeri përgjegjësi. As 100 metra më tutje nga këtu punohet. Kush jep lekë punon.
Na i kanë marrë mjetet në mënyrë hajdutshe, i kanë tërhequr, shqyer. Kanë bërë çfarë u ka dashur qejfi në mënyrë të paligjshme. Na i kanë prishur mjetet, na kanë vjedhur sende personale. Të hënë do hapim një padi, i ke me prova. Po bëjnë zgjedhje selektive”, thonë pronarët e mjeteve detare.
KOHA JONË SONDAZH

