“Kush ka bërë gabim të mbajë përgjegjësi”, Veliaj: Nga bashkia e Tiranës janë thirrur për statistika vetëm dy inxhinierë, njëri në pension

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Real Story” se kush ka gabuar lidhur me landifillin duhet të mbajë përgjegjësi dhe për këtë të gjithë kanë qene të qartë.

“Nëse në këtë landfill dikush ka bërë gabim duhet të mbajë përgjegjësi patjetër dhe kryeministri ka qene i qartë, PS ka qene i qartë, kryesia ka qene e qartë. Por të thuash që tani nuk do të kemi më landfille dhe inceneratorë sepse dikush ka bërë gabim është si të thuash që nuk do bëjmë autostrada dhe spitale. Në këtë sens ne do të vazhdojmë punën për këtë landfill, por di të them këtë se dikush po kërcen nga belaja për të përfshirë njerëz që janë absolutisht transparent dhe kanë bërë detyrën e tyre për të pastruar qytetin”.

Sakaq, ai ka sqaruar se nga bashkia e Tiranës janë thirrur lidhur me këtë çështje vetëm dy inxhinierë dhe njëri është në pension, ndryshe nga çfarë është thënë.

“Janë vetëm dy të bashkisë, pra 15 janë në total, ministra, ish ministra, njerëz privat, koncesionarë. Janë vetëm dy të bashkisë, ku duke qene se kanë qene në një komision me 7 veta, ku klienti është bashkia e Tiranës, janë ftuar dy inxhinier për të dhënë statistika mbi këtë procedurë, bëhet fjalë për dy veta, njëri prej tyre në pension. Nuk kanë qene as fincancier dhe as juristë, as avokatia e shtetit, nuk kanë qene as llogaritar dhe janë thirrur me funksionin se sa plehra prodhon bashkia e Tiranës. Duhet të pranojmë që prodhon disafish më shumë se disa bashki bashkë se këtu është numri më i madh i konsumit”./abcnews/

SHKARKO APP