Kush kalon semaforin me të kuqe, 400 mijë lekë gjobë

Deklarata u b nga përfaqësuesi i Ministrisë së Transporteve, Edi Seitaj, i në një seancë dëgjimore në Komisionin e Integrimit.

I pyetur nga deputetët e mazhorancës mbi rritjen e gjobave, Seitaj tha se kjo nismë nuk synon rritjen e arkëtimeve por vetëm uljen e numrit të aksidenteve.

“Ne si ministri kemi menduar se 10 fishimi i gjobës do sjellë ndërgjegjësim, gjobat për kalimin me semafor të kuq të shkojë në 400 mije të vjetra”, deklaroi Seitaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por për deputetn e mazhorancës Arta Dade, ky ligj është shumë i vështirë për tu zbatuar. Ndërkohë që 10 fishimi i gjobave është kritikuar edhe nga deputetë të tjerë të mazhorancës, që e shikojnë këtë një masë të ekzagjeruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Komisionin e Integrimit do të jenë për seancë dëgjimore çdo ministër, për të mësuar më shumë për punën që po bën çdo ministri, si pjesë e reformave të kërkuara nga Komisioni Europian.

Nën kryetari i këtij Komisioni, Taulant Balla tha se në axhendë për seancat dëgjimore do të jenë ministrat që kanë lidhje dhe me progres raportin e KE. Balla i bëri thirrje opozitës të jetë pjesë në këto seanca dëgjimore. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?