Kush merr ”frenat” e policisë? Surprizat nga qarqet

Pas shkarkimit të Gledis Nanos, nga Ministria e Brendshme ende nuk ka dalë me një emër se kush do të jetë drejtues i organizatës policore.

Në tavolinë janë tre emra si drejtuesi aktual i policisë së Tiranës Lorenc Panganika ai i mbikëqyrjes policore Muhamet Rrumbullaku, por dhe vetë drejtori i komanduar Tonin Vocaj, nuk përjashtohet që në krye të Policisë së Shtetit të vijë dhe një prej drejtorëve në qarqe.

Nga 12 lëvizjet që Gledis Nano bëri në qarqe në nivel drejtues bie në sy fakti se vetëm Skënder Hitaj, Hamdi Fjore, Luigj Vathi dhe Ardian Çipa kanë kaluar Vetting-un, ndërsa pjesa tjetër janë në pritje të rivlerësimit kalimtar. Cipa, Vathi dhe Fjore kanë mbajtur poste drejtuese për vite me radhë në radhët e policisë së shtetit, emri i ri mes tyre është ai i Skënder Hitajt, aktualisht drejtor i qarkut të Dibrës.

SHKARKO APP