Kush po bën fushatë më të mirë në Durrës? Ja kë zgjedhin durrsakët mes Sakos dhe Carës

Në emisionin ”Top Story” është prezantuar sondazhi i dytë realizuar nga Angi Recherche fokusuar në bashkinë e Durrësit. Në këtë bashki janë pyetur zgjedhësit për të krijuar një ide të qartë në lidhje me perceptimin e tyre mbi situatën aktuale dhe mbi forcat politike në garë.

Një ndër pyetjet që u është drejtuar zgjedhësve është se kush nga kandidatët për kryetar bashkie po realizon fushatë më të mirë zgjedhore.

Shpërndarja e përgjigjeve të anketuarve lë një hapësirë të ngushtë mes dy pretendentëve kryesorë që synojnë të zënë vendin e kryetarit të bashkisë, ku 52.9% e tyre kanë vlerësuar fushatën e kandidates së PS-së Emirjana Sakos ndërsa 47.1% e tyre vlerësojnë fushatën e Igli Carës të Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

818 qytetarë banues mbi 18-vjeç janë marrë në intervistë në periudhën kohore 21-25 prill 2023 për të realizuar sondazhin. Sipas metodologjisë, marzhi i gabimit është 2.2%.

SHKARKO APP