Kush po gjobit bizneset në Shqipëri? Artan Hoxha: Shkojnë si OFL, por me plumba!

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklarata të fortë mbremjen e sotme në lidhje me ngjarjet e ndodhura përgjatë ditëve të fundit në autostradën Tiranë Durrës, ku është qëlluar me breshëri ndaj disa bizneseve.

Artan Hoxha përmendi edhe rastin kur u qëllua me armë ndaj kompleksit “Adorionos”, në pronësi të Eugert Lazajt i cili u gjet i vetëvrarë në vilën e tij në Farkë. Ai tha se kemi të bëjmë me gjoba që bizneset i vënë njëri-tjetrit, por edhe nga ana e trafikantëve.

“Si rasti ku u qëllua ndaj hotel ‘Adorionos”, për pronarin e të cilit u tha se u vetëvra në vilën e tij në Farkë. Kanë shkuar për t’i thënë biznesmenit aty që nuk ke paguar faturë.

Siç shkon OFL për të dërguar formularin, por me plumba dhe ngaqë nuk kanë marrë përgjigje kanë marrë hapin tjetër. Bizneseve i vendoset gjobë nga bizneset e tjera”, tha Artan Hoxha.

SHKARKO APP