Kush po tallet me burgosjen e gruas? Burri: Ma dha truri. Nëna e tij: Nusja e tradhtonte, kishte në plan…

Telefonata në polici e një gruaje, çoi efektivët në Kodër Institut, dhe historia është e njëjtë, një tjetër grua e burgosur në banesë dhe e rrethuar me kamera. Fenomeni Big Brother po prek shoqërinë shqiptare. 34-vjeçari Asqeri Mandri i kthyer nga Gjermania pak javë më parë, futi në izolim bashkëshorten e tij nënë e 4 fëmijëve të vegjël. I vuri kamera në çdo cep të shtëpisë brenda e saj për ta monitoruar dhe sipas policisë, ka ushtuar edhe dhunë fizike.

Zërat në kokë duket se ia kishte futur nëna e tij, e cila jetonte me nusen. Nëna e tij pranon se djali i saj vendosi kamera në shtëpi për të monitoruar gruan, pasi ishte xheloz. Në një intervistë për mediat, nëna e 34-vjeçarit thotë se djali i saj nuk ka ushtruar dhunë.

”Djali ka një vit që është emigrant në Gjermani. U kthye para dy javësh. Nusen nuk e rrahu, por vetëm e shtyu”. Sipas saj, gruaja kishte planifikuar arrestimin e Mandrit. “Ajo ka bërë plan ta fuste në burg. Nusja e tradhtonte”, pretendon ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ”burgosura” thotë se burri i kërkonte llogari për gjithçka. “Ishte xheloz, më kërkonte llogari për gjithçka. Para 8 muajsh, iku në emigrim dhe prej andej u bë i dhunshëm”. Nëna e katër fëmijëve thotë se nuk mund të punonte, pasi 34-vjeçari nuk e lejonte. “Nuk më lejonte shkoja lija në punë, por nga ana tjetër më kërkonte para”, shprehet gruaja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?