”Kush vjen me gomone dëbohet”, Anglia fushatë sensibilizuese në Shqipëri

Britania do të nisë një fushatë sensibilizuese në vendin tonë, ku në fokus do të jenë emigrantët e paligjshëm që shkojnë atje. Në njërën prej reklamave, duket një polic që po kthen mbrapsht një të ri shqiptar, ndërsa në tjetrën shkruhet se “Ju do të përballeni me ndalimin dhe largimin”.

Kjo fushatë vjen teksa ministri i imigracionit në Britani Robert Jenrick, niset për një turne nëpër pikat e nxehta të migracionit. Ai do të vizitojë Algjerinë , Tunizinë , Italinë dhe Francën për bisedime se si të trajtohet imigracioni i paligjshëm.

“Krimi i organizuar i imigracionit është një sfidë globale që kërkon zgjidhje ndërkombëtare gjatë gjithë rrugës së migracionit. Kjo përfshin punën në mënyrë proaktive në burim përpara se njerëzit të nisen në udhëtime të rrezikshme dhe të panevojshme. Ne jemi të vendosur të ndalojmë anijet. Dhe fushata e nisur në Shqipëri këtë javë është vetëm një komponent i punës së Home Office në rrjedhën e sipërme”,- tha Jenrick.

SHKARKO APP