Kushëriri i Kacifas: Nuk munda ta shpëtoj dy vjet më parë

Vrasja e 35-vjeçarit minoritar grek, Kostandinos Kacifas vijon të ngjallë debate për mënyrën si ndodhi ngjarja dhe pikëpyetjet që mbart.

Por një i afërm i të ndjerit, kushëriri i tij Aleko Kacifa, ka publikuar në Facebook, shiritin e zisë.

Ndërsa një zonjë e ngushëllon duke i thënë, “Ngushëllime Leko. Hero i vërtetë”, ai i përgjigjet ndryshe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aleko Kacifa i thotë se, “Për ty, jo për mua. Unë thjesht nuk munda ta shpëtoj këtu e dy vjet më parë kur të tjerët e duartrokisnin. E di vetë ti”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihet se për çfarë e ka fjalën Aleko, ndërsa flitet se prej kohësh 35-vjeçari ishte përfshirë në aktivitete ekstremiste me organizatat greke.

Dyshohet se është pikërisht tentativa për ta larguar prej tyre, ajo që lë të kuptohet kushëriri, i cili duket se nuk ia ka dalë dot.

35-vjeçari Kacifas, mbeti i vrarë gjatë festës së përvitshme në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Shqipërisë.

Fillimisht Kacifas qëlloi me armë zjarri ndaj policisë, ndërsa më tej kur uniformat blu u vunë në ndjekje, ai nuk i ndali të shtënat drejt mjeteve të policisë.

Kështu pas disa orësh ndjekje, 35-vjeçari u rrethua, por edhe nga aty nuk i ndali të shtënat. Kjo bëri që gjatë shkëmbimit të zjarrit të mbetet i vrarë, duke refuzuar që të dorëzohet, sipas versionit të policisë shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?