Kushi apel mësuesve: Vaksinohuni brenda shtatorit, është për të mirën e të gjithëve!

Ministrja e Arsimit Evis Kushi vizitoi sot një shkollë në Durrës e cila ka hapur dyert për të pritur nxënësit për procesin mësimor plotësues që të vijojë në tre javët e para të këtij muaji.

Kushi tha se në udhëzuesin e publikuar një ditë më parë përcaktohen rregullat për zhvillimin e procesit mësimor duke bërë apel që të respektohen masat anti-COVID.

“Aty janë të përcaktuara qartë rregullat dhe mënyra si duhet zhvilluar procesi mësimor. Mos harroni rregullat anti-COVID. E di që nuk është e lehtë të mbash maska por nuk duhet ta përhapim virusin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet ta shfrytëzojmë këtë periudhë për të përgatitur më mirë nxënësit dhe të fillojmë vitin e ri me njohuri të plota dhe të gjithë gati. Akoma e kemi virusin mes nesh. Nëse ka mbetur akoma ndonjë mësuese e pavaksinuar shfrytëzojeni këtë muaj sepse është për të mirën e të gjithëve”, u shpreh Kushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?