Kushi i dorëzon stafetën Manastirliut: Sot përmbylla angazhimin më sfidues të karrierës sime
Evis Kushi i ka dorëzuar stafetën Ogerta Manastirliut, tashmë ministrja e re e Arsimit. Përmes një reagimi në rrjete sociale Kushi shkruan se sot përmbylli agazimin më sfidues të karrierës së saj, ndërsa i uron sukses ministres Manastirliu.
“Sot përmbylla angazhimin më sfidues të karrierës sime, duke falënderuar me mirënjohje të gjithë kolegët e nderuar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me të cilët punuam përgjatë tre viteve dhe pavarësisht sfidave të vështira, arritëm shumë rezultate pozitive në interes të nxënësve, studentëve, mësuesve, pedagogëve, sportistëve dhe familjeve shqiptare.
Së bashku me Zv.Kryeministren Belinda Balluku i uruam shumë suksese mikes sonë Ogerta Manastirliu, me besimin e plotë për të vijuar më tej e më shpejt në rrugën e reformave dhe projekteve të nisura”, shkruan Kushi.