Kushi ndan momente nga rinisja e mësimit në bankat e shkollës: Mirënjohje nxënësve, prindërve dhe sidomos mësuesve!

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një foto-album nga rinisja e sotme e procesit mësimor në bankat e shkollës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar sipas skenarit të parë.

“Sot, në të gjithë vendin ka rinisur procesi mësimor sipas skenarit të parë në bankat e shkollës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, ku çdo gjë ka ecur sipas parashikimeve dhe duke respektuar rregullat e higjenës dhe distancimit fizik”, – shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

“Fatmirësisht besimi për rikthimin e shpejtë në normalitet sa vjen e rritet”, – nënvizon Znj. Kushi.

“Mirënjohje pa kufi për të gjithë nxënësit dhe prindërit, por sidomos për mësuesit tanë, të cilët falë sakrificës e përkushtimit të pashoq kanë treguar se janë heronj të vërtetë në një kohë kaq të vështirë. Respekt!” – e përfundon mesazhin e saj ministrja.

Sot, në të gjithë vendin ka rinisur procesi mësimor sipas skenarit të parë në bankat e shkollës për të gjithë nxënësit e…

Pubblicato da Evis Kushi su Martedì 4 maggio 2021

SHKARKO APP