Kushi: Reforma në Arsim nuk i dha rezultatet. Bashkëpunojmë me Universitetet më të mira europiane

Në prezantimin e planin për arsimin në 4 vitet e ardhshme, ministrja e Arsimit, Evis Kushi pranoi se Reforma në Arsim e realizuar rreth 6 vite më parë nuk i ka dhënë rezultatet që priteshin. Në foltoren e Kuvendit, ajo tha se këtë vit, qeveria ka krijuar ura bashkëpunimi me Universitete shumë të njohura europiane për të hartuar programe të përbashkëta studimi.

”Jemi të ndërgjegjshëm që reforma e realizuar para 6 viteve në arsimin e lartë nuk i ka dhënë të gjitha rezultatet siç priteshin. Ne nuk e mohojmë që ka shumë studentë që pasi mbarojnë shkollën e mesme detyrohen të shkojnë në Universitetet më të mira në Europë për të marrë shërbimin më të mirë.

Për këtë arsye kemi vendosur që një nga mekanizmat që do përdorim për të rritur cilësinë është bashkëpunimi i ngushtë me universitete prestigjioze ndërkombëtare. Kemi filluar iniciativa konkrete me Universitetin Boku në Vjenë, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës për të hartuar programe studimi të përbashkëta. Jemi duke punuar në bashkëpunim me universitetet publike shqiptare për të krijuar këto bashkëpunime. Do mbështesim edhe hapjen e filialeve të universiteteve më të mira në Shqipëri.

Universiteti teknik i Stambolit që është më i miri i rankuar në top listën e Universiteteve botërore. Theksoj ngritjen e bordit të ri të akreditimit në agjensinë e për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë ku jemi përfshirë profesorë shqiptarë dhe të huaj që punojnë në universitetet me të mira europiane dhe amerikane. Ne besojmë që do japin një kontribut në rritjen e cilësisë, por edhe për të krijuar ura bashkëpunimi atje në universitetet ku ata punojnë”.

SHKARKO APP