Kushi takim me mësues nga i gjithë vendi: Mirënjohëse për të gjithë arsimtarët

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka ndarë disa kartolina të nxënësve me urime të përzemërta për mësuesit e tyre.

Kushi shpreh falënderimet për të gjithë mësuesit që kanë zgjedhur këtë profesion humanitar.

Në një takim të organizuar në Kuvend së bashku me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe mësues nga të gjitha bashkitë e vendit, Kushi shpreh mirënjohjen për të gjithë mësuesit në këtë ditë të veçantë.

Sot është 7 Marsi, dita për të shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë mësuesit tanë! Së bashku me Kryetaren e Kuvendit, Znj. Lindita Nikolla mblodhëm disa mësues me përvojë të gjatë në fushën e arsimit, nga të gjitha bashkitë e vendit, për të ndarë me ta dhe të gjithë mësuesit kudo që ndodhen urimet në këtë ditë të veçantë.Gëzuar 7 Marsin, të dashur mësues!”, është shprehur Kushi.

SHKARKO APP