Kushi takon fëmijë e prindër refugjatë në Shqipëri: MASR ka thjeshtuar procedurat e regjistrimit në shkollat publike

Në kuadër të 20 Qershorit, ditës së shënuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) si “Dita Botërore e Refugjatëve”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka mirëpritur në zyrën e saj një grup fëmijësh e prindërish refugjatë, së bashku me përfaqësues të UNHCR dhe shoqërisë civile në Shqipëri.

Gjatë takimit, Ministrja Kushi është njohur drejtpërsëdrejti me nevojat e tyre kryesore që kanë për integrimin në shoqërinë tonë. Ajo shprehet se:

“Jam me të vërtetë e lumtur që udhëzimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) ka thjeshtuar dhe modernizuar procedurat administrative për regjistrimin e këtyre fëmijëve në institucionet arsimore parauniversitare publike. Ky është një hap modest por shumë domethënës për integrimin e tyre të shëndetshëm në shoqërinë tonë, duke respektuar të drejtën e tyre të arsimimit si të gjithë fëmijët e tjerë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke prekur slloganin “Së bashku ne shërojmë, mësojmë dhe shkëlqejmë”, Ministrja Kushi nënvizon se ky sllogan ecën përkrah politikave të gjithëpërfshirjes së MASR dhe vjen si një apel i fortë për mbarë shoqërinë që mbështetja ndaj kësaj kategorie vulnerabël duhet të rritet gjithnjë e më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dita Botërore e Refugjatëve” është një ditë ndërkombëtare e caktuar nga OKB për të nderuar refugjatët në të gjithë globin. Ajo përkujtohet më 20 qershor të çdo viti dhe nderon forcën dhe guximin e njerëzve që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar konfliktit ose persekutimit. Kjo ditë është një rast për të krijuar ndjeshmëri dhe mirëkuptim për gjendjen e vështirë të refugjatëve dhe për të njohur qëndrueshmërinë e tyre në rindërtimin e jetës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?