Kushi: Të forcojmë bashkëpunimin me përvojat më të suksesshme ndërkombëtare

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi mori pjesë në konferencën mbi “Globalizimin dhe Integrimin në Edukimin Bashkëkohor” organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Ministrja thotë se në këtë konferencë është diskutuar mbi rëndësinë që ka për institucionet tona arsimore përshtatja e përvojave më të suksesshme ndërkombëtare.

”Rritja e vazhdueshme e bashkëpunimit mes institucioneve arsimore në projekte e programe të ndryshme, si dhe forcimi i standardeve sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, janë garanci shumë e mirë në konsolidimin e shtetit, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale në vend”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?