Kushi thirrje opozitës: Rishikoni vendimin dhe votoni paketën e rezistencës sociale

Gjatë seancës së sotme parlamentare Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi i ka bërë thirrje opozitës që të rishikojë vendimin dhe ta votojë paketën e rezistencës sociale.

“Dëgjova që kolegët e opozitës në komisionin parlamentar të ekonomisë votuan kundër paketës për mbrojtjen e qytetarëve nga kriza. E mesa po dëgjoj nga fjalimet e deritanishme ata vazhdojnë ta kundërshtojnë. Unë ju bëj thirrje që ta rishikoni edhe një herë qëndrimin tuaj deri në fund të kësaj seance e ta votoni paketën. E jo se na duhen votat tuaja si numra, aspak si numra, ne numrat i kemi”, u shpreh ministrja.

SHKARKO APP