Kushtet e udhëtimeve jashtë, s’kanë dhe aq lidhje me situatën e Covid-19

Situata e qëndrueshme e pandemisë në vend i dha dritën jeshile qytetarëve për të udhëtuar më lirshëm drejt vendeve të Europës. Vendet anëtare do t’i kërkojnë qytetarëve vetëm një dokument vaksinimi ose një tampon negativ 72 orë para udhëtimit.

Shqipëria po aplikon një tjetër politikë: atë të lëvizjes së pakushtëzuar. Sipas mjekëve epidemiologë, rregullat e vendeve europiane janë më shumë diplomatike sesa epidemiologjike.

“Këto janë edhe diskutime të marrëdhënieve me jashtë, incidenca javore ka shkuar 4.6, Greqia e ka 182. Kemi diferencë të stërmadhe”,-shprehet mjeku Ilir Alimehmeti. Situata e qëndrueshme prej Covid-19 vjen për shkak të motit, imunizimit natyral dhe procesit të vaksinimit.

Sipas mjekut, të vaksinuarit dhe ata që e kanë kaluar Covid-19 janë të mbrojtur edhe ndaj varianteve të reja, qoftë dhe atij indian që njihet për transmetueshmërinë e lartë, ndonëse në vend nuk ka ende një rast të tillë të konfirmuar.

SHKARKO APP