Kushtet që duhet të plotësoni për punë në Gjermani

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Gjermani, Stephan Mayer ka dhënë disa shpjegime mbi ligjin e ri për fuqinë punëtore të kualifikuar që pranohet ne vend.

Ai tregon se parimisht, kualifikimi profesional mund të shihet si shkollimi akademik. Kush ka përfunduar në vendin e tij një shkollim profesional të krahasueshëm me standardet gjermane, mundet tani të shkojë në Gjermani me kushte të përmirësuara për qëllim të fillimit të punës, apo në sektorë të caktuar edhe të kërkojë punë. E rëndësishme në këtë kontekst është që personat të kenë njohuri të mira të gjermanishtes.

Por si verifikohet nëse shkollimi dhe njohurit e gjermanishtes mjaftojnë? “Për ne ka një rëndësi të veçantë, që verifikimi i kushteve paraprake për të ardhur në Gjermani të bëhet përpara hyrjes në vend, përmes përfaqësive tona si ambasadat apo konsullatat e përgjithshme“ tha zyrtari i lartë.

Përmbushja e kritereve duhet të jetë vërtetuar pra, që përpara. Megjithatë në ligjin e ri ekziston edhe mundësia e kualifikimit të mëtejshëm, si dhe nëse disa kompetenca apo kushte të cilat lejojnë me kuadrin e ri ligjor që të arrihen në Gjermani kualifikime të caktuara.

Përvojat e tanishme, sipas Mayer, tregojnë se në kuadër të rregullores ekzistuese nga Ballkani Perëndimor kanë shkuar në Gjermani edhe persona me kualifikim të ulët, e në masë të madhe kanë hyrë atje edhe njerëz në moshë.

Në procedurat parlamentare lidhur me ligjin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, është bërë një saktësim, që personat mbi 45 vjeç duhet që të vërtetojnë më parë, se e kanë të siguruar në vendin e tyre pretendimin për pension.

SHKARKO APP