Kushtetuesja/ Korab Lita: Qeveria është KÇK-ja, po ju vjen dita e gjykimit
Deputeti Korab Lita, në seancën e kësaj të hëne në Kuvend ka deklaruar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese se do të votojë pro për dy anëtarët e rinj. Ai theksoi se qeveria është kryesuesja e asaj që quajnë “KÇK” dhe se shumë shprej do të dalin para drejtësisë.
”Çdo ditë që kalon, vonon zbatimin për Reformën në Drejtësi nuk duhet humbur asnjë ditë më shumë. Shqipëria është në emergjencë kombëtare, pa drejtësi. Një gjendje në fakt ka 30 vite që është ketu, prandaj këto vite keni për të penguar. Ju jeni kryesuesit e KÇK-së. Dita e gjykimit po vjen dhe nuk ka kthim, ju nuk po ju zë gjumi. Prandaj edhe unë do e bashkoj votën time për ngritur sistemin e drejtësisë. Po me gjykatën e Lartë çpo bëhet? Me spak ç’po bëhet? Po përdoren çdo lloj mekaniza për të penguar çdo proces. Ata që katandisën këtë drejtësi në këtë vend nuk mund të bëjnë drejtësi. I vetmi falënderim i shkon vetëm ndërkombëtareve, kryesisht SHBA-së, se pa ta nuk do të kishim Reformë në Drejtësi”.
KOHA JONË SONDAZH

