Kushtetuesja pa anëtarë, shkak mungesa e kuorumit në Gykatën e Lartë

Vijon ngërçi në Gjykatën e Lartë. Në një kohë që pritet zgjedhja e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Lartë ende nuk ka kourimin e duhur për të dërguar propozimet e saj pasi ajo ka vetëm 9 gjyqtarë nga numri i përgjithshëm prej 19 gjyqtarësh, ndërkohë që sipas ligjit nevojiten të paktën 10 gjyqtarë për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi i plotë

Sipas nenit 125 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Gjykata e Lartë është e ngarkuar të ushtrojë kompetencën e zgjedhjes së tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas procedurës së ndjekur për verifikimin e kushteve dhe të kritereve të kandidatëve që kanë paraqitur kërkesën për zgjedhjen si gjyqtar kushtetues, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar listën, së bashku me aktet shoqëruese të 4 (katër) kandidatëve që kanë aplikuar për vendin vakant të ish gjyqtarit Fatmir Hoxha. Raporti i miratuar nga Këshillii Emërimeve në Drejtësi, bashkë me listën dhe dokumentacionin shoqërues për çdo kandidat, i është dërguar për shqyrtim Gjykatës së Lartë, në datën 30.12.2021.

Ligji nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese…” (ndryshuar me ligjin nr.99/2016 dhe ligjin nr.45/2021), parashikon procedurën që ndiqet nga Gjykata e Lartë për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas nenit 7/ç dhe nenit 86 të këtij ligji, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartëqë thirret nga Kryetari i Gjykatës së Lartë “… është e vlefshme nëse marrin pjesë të paktën gjysma e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.”.

Kryetari në detyrë i Gjykatës së Lartë, referuar pikës 3 të nenit 7/ç të ligjit të sipërcituar, ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila u mbajt në datën 26.01.2022, sipas një rendi dite të përcaktuar paraprakisht.

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë,

– referuar Kushtetutës dhe ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese…”, që nuk vendosin afat kohor, brenda të cilit Gjykata e Lartë duhet të ushtrojë kompetencën për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,

– në kushtet kur, Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 9 gjyqtarë nga numri i përgjithshëm prej 19 gjyqtarësh, ndërkohë që sipas ligjit nevojiten të paktën 10 gjyqtarë për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese,

– me angazhimin, gatishmërinë, por dhe me përgjegjësinë e lartë për të përmbushur këtë kompetencë kushtetuese,

mbeten në pritje të plotësimit pa vonesë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të numrit të nevojshëm të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë qëbën të vlefshëm fillimin dhe përfundimin nga mbledhja e posaçme të procedurës për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

SHKARKO APP