Kushtetuesja pezulloi ratifikimin e marrëveshjes për emigrantët/ Nesho: Rama bëri show-n e radhës, mori kreditet dhe…

Zv/kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho komenton pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes me Italinë për emigrantët nga Gjykata Kushtetuese.

Nesho u shpreh se vendimi i Kushtetueses ishte i duhur dhe se argumentet e paraqitura nga opozita janë të drejta. Ndër të tjera ish-ambasadori tha se kryeministri Edi Rama bëri ‘show-n’ e radhës, mori kreditet dhe pezulloi çështjen.

“Mendoj se bëri një veprim të duhur. Argumentet e paraqitur nga opozita janë të drejta. Me përjashtim të rastit kur kryeministri ka bërë show-n e radhës, mori kredite dhe u popullarizua pezulloi çështjen. Është veprim i duhur, por nuk pres diçka përfundimtare për të rrëzuar vendimin”,- u shpreh ish-ambasadori Agim Nesho.

SHKARKO APP