Kushtetuesja rrëzoi listat e hapura, Shabani: Votuesit më të dobët

Endri Shabani ka komentuar rrëzimin nga Gjykata Kushtetuese të kërkesës së partive të vogla për hapjen e listës dhe ndryshimin e kodit zgjedhor. Shabani tha se ndryshimi i amendamenteve kushtetues për kodin zgjedhor nga Rama dhe Berisha, e bën më të vështirë ndërhyrjen e Kushtetueses.

”Nuk dua të jep pjesë e atyre që sulmojnë gjyqtarët apo gjykatën sa herë që nuk u pëlqen vendimi. Ne këtë debat e kemi bërë në Gjykatën Kushtetuese. Ne kemi dhënë argumentat tona, gjykata nuk e ka gjykuar siç e gjykojmë ne, por unë dua të shoh rezultatet.

Rezultati është se ky system zgjedhor, që është votuar në 2008 nga Sali Berisha me Edi Ramën dhe është rivotuar edhe në 2024, është reflektuar edhe në Kushtetutë. Nëse e mbani mend, në 21 prill 2008, këta ishin marrë vesh për të ndryshuar Kushtetutën. Tani GJK intepreton ligjet në funksion të Kushtetutës.

Kur këta kanë mundësi që të bëjnë amendamente kushtetuese pa pyetur njeri, padyshim që edhe puna e Kushtetueses bëhet më e vështirë. Me këtë ligj rritet fuqia e liderëve të partive të vjetra. Sot Sali Berisha është më i fortë Brenda PD dhe Rama më i fortë Brenda PS. Ndërsa votuesi i PD dhe PS është më i dobët”, tha Shabani.

SHKARKO APP